Video tregon helikopterët që sulmojnë depon e karburantit brenda Rusisë
Zjarrfikësit po punojnë ende për të shuar zjarrin, i cili ka nisur mëngjesin e sotëm.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar se qëndron pas sulmit.
Belgorod është vetëm përtej kufirit nga qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv.
Pamjet e verifikuara të kamerave të sigurisë nga depoja tregojnë dy helikopterë që fluturojnë ulët duke lëshuar raketa, të ndjekur nga shpërthime të mëdha. /Nacionale/