Vetura përplaset në një shkollë fillore të Londrës, disa të lënduar - NACIONALE

Vetura përplaset në një shkollë fillore të Londrës, disa të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa persona u lënduan, kur një veturë u përplas në një shkollë fllore në Wimbledon, në pjesën jugore të Londrës.

Incidenti ndodhi në Rrugën “Camp Road”, ku ndodhet shkolla përgatitore “Study”, raporton gazeta “The Guardian”.

Policia e Londrës tha: “Ne u telefonuam në orën 9 e 54 për raportimet se një veturë u përplas me një ndërtesë në shkollë. Disa persona janë duke u trajtuar në vendin e ngjarjes. Do të ndajmë përditësime të mëtejme, kur të mundemi.”

Në shkollë ndodhen edhe zjarrfikësit. Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha: “Tash për tash jemi duke i mbështetur ekipet emergjente në incidentin e shkollës në Wimbledon. Kemi dy zjarrfikëse dhe dy njësite për shpëtim nga zjarri në vendin e ngjarjes.”

Lajme të ngjashme