Vetura godet turmën e njerëzve në një treg Krishtlindjesh në Gjermani, dyshohet për sulm terrorist - NACIONALE

Vetura godet turmën e njerëzve në një treg Krishtlindjesh në Gjermani, dyshohet për sulm terrorist

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të paktën dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën të premten pasi një veturë u përplas në një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Magdeburgut, në atë që autoritet po e përshkruajnë si një sulm terrorist, shkruan The Guardian.

Për momentin nuk dihet numri i plotë i viktimave.

Një makinë, raporothet se u drejtua drejt turmës në tregun e Krishtlindjeve, sipas dëshmitarëve të cituar nga media.

Shoferi i makinës u arrestua, raportoi agjencia e lajmeve gjermane dpa.

Dhjetëra oficerë policie dhe shërbime emergjence ishin në vendngjarje, ndërsa njerëzve iu kërkua të largohen nga qendra e qytetit.

“Kjo është një ngjarje e tmerrshme, sidomos tani, në ditët para Krishtlindjeve,”
tha guvernatori i Saksonisë-Anhalt, Reiner Haseloff.

Magdeburg, i cili ndodhet perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i shtetit të Saksonisë-Anhalt dhe ka rreth 240,000 banorë.

Lajme të ngjashme