Vdiq miliarderi nga Malajzia, Ananda Krishnan - NACIONALE

Vdiq miliarderi nga Malajzia, Ananda Krishnan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Miliarderi nga Malajzia, Ananda Krishnan, i cili kishte biznese të ndryshme nga nafta e gazi, te telekomunikimi, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, tha kompania e tij private e investimeve.

Nuk u dha arsyeja e vdekjes, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Krishnani ishte bërë i njohur në skenën ndërkombëtare në mesin e viteve të 80-a, kur e kishte ndihmuar financimin e koncertit “Live Aid”, i organizuar nga ylli i rokut, Bob Geldof.

Si ndërmarrës i ri, ai fillimisht kishte themeluar një kompani konsultuese për biznese para se të përfshihej në tregtinë e naftës e pastaj në sektorin e lojërave të fatit. Në vitet e 90-a u përfshi edhe në multimedia.

Ai kishte aksione në kompani të ndryshme, përfshirë operatorin më të madh të telekomunikimit në Malajzi, “Maxis”, transmetuesin satelitor “Astro Malaysia” dhe ofruesin e shërbimeve në fushat e naftës, “Bumi Armada”.

Krishnani ishte drejtor themelues i kompanisë shtetërore të naftës, “Petronas”, dhe ishte i afërt me ish-kryeministrin Mahathir Mohamad.

Sipas revistës “Forbes”, ai ishte personi i gjashtë më i pasur në Malajzi, me pasuri prej 5,1 miliardë dollarësh./Nacionale

Lajme të ngjashme