Vdesin dy tifozë në ditën e dytë të turneut të tenisit “ATP Finals” në Torino - NACIONALE

Vdesin dy tifozë në ditën e dytë të turneut të tenisit “ATP Finals” në Torino

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy spektatorë vdiqën nga arresti kardiak gjatë ditës së dytë të turnet të tenisit “ATP Finals” në Arena Inalpi, në Torino të Italisë, njoftuan të martën ky turne dhe Federata e Tenisit e Italisë.

Personat ishin të moshës 70- dhe 78-vjeçare dhe incidentet ndodhën në kohë të ndryshme të martën. Ndeshja e parë mes italianit Lorenzo Musetti dhe amerikanit Taylor Fritz u shty, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Federata e Tenisit dhe Padelit e Italisë dhe ATP-ja i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella pas vdekjes tragjike të dy spektatorëve dje gjatë Finaleve të ATP-së në Torino” – thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Një turmë e madhe njerëzish ishin të pranishëm në arenë të hënën.

Kampionati në përfundim të sezonit është mbajtur në Torino nga viti 2021. Qyteti italian është konfirmuar si nikoqir edhe për vitin 2026. Finalet e ATP-së do të mbahen në Itali deri në vitin 2030.

Lajme të ngjashme