Vdes pas atentatit në Ukrainë disidenti kazak, Aidos Sadykov - NACIONALE

Vdes pas atentatit në Ukrainë disidenti kazak, Aidos Sadykov

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe kritikuesi qeveritar kazak, Aidos Sadykov, vdiq të martën në Ukrainë, tha bashkëshortja e tij, më pak se dy javë pasi ishte qëlluar me armë nga persona për të cilët Kievi beson se ishin shtetas të Kazakistanit.

Njëri nga të dyshuarit tashmë është dorëzuar në Kazakistan, ndërsa presidenti kazak, Kassym-Jomart Tokayev, ka thënë se qeveria e tij është e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet ukrainase në hetimin e krimit, raporton agjencia “Reuters”.

Sadykovi dhe bashkëshortja e tij, Natalya Sadykova, kanë jetuar në Ukrainë nga viti 2014 dhe kanë udhëhequr medium në internet që shpesh ka qenë kritik ndaj ish-presidentit kazak, Nursultan Nazarbayev, dhe pasardhësit të tij, Tokayev.

Sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, dy shtetas kazakë, njëri prej tyre ish-polic, dyshohet se e kishin qëlluar Sadykovin me armë në kokë më 18 qershor. Të dy ishin larguar nga Ukraina po atë ditë.

Përderisa Kazakistani e ka ndaluar njërin prej të dyshuarve, ky shtet ka thënë se nuk do ta dorëzojë personin në Ukrainë. I dyshuari i dytë mbetet në arrati./Nacionale

Lajme të ngjashme