Varroset Papa Françesku - NACIONALE

Varroset Papa Françesku

1 vit më parë

nga NACIONALE

Papa Françesku është varrosur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, ka konfirmuar Vatikani.

Riti i varrimit nisi në orën 13:00, në një ceremoni të kryesuar nga kardinali Kevin Farrell, i cili ishte ngarkuar t’i bënte aranzhimet për funeralin e Françeskut, dhe që shumë shpejt do të ndihmojë edhe në organizimin e konklavës pëer zgjedhjen e pasuesit të tij, raporton CNN, transmeton Nacionale.

Ceremonia përfundoi në orën 13:30.

Françesku është Papa i parë në më shumë se një shekull që u varros jashtë mureve të Vatikanit.

Në testamentin e tij, papa i ndjerë kërkoi që varri i tij të mbishkruhej vetëm me fjalën: "Franciscus".

Papa Fraçesku vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare, pas një sulmi në tru dhe një arresti kardiak.

Kardinalët, pritet që shumë shpejt të mblidhen për të zgjedhur Papën e ri.

Ndërkohë, është bërë me dije se mbi 250 mijë persona kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, duke përfshirë këtu edhe liderëet më të fuqishëm botërorë.

Presidenti amerikan, Donald Trump u pa i pranishëm në ceremoni me Zonjën e Parë, Melania Trump.

Lajme të ngjashme