Ushtria polake thotë se një objekt hyri në Poloni gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës - NACIONALE

Ushtria polake thotë se një objekt hyri në Poloni gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një objekt fluturoi brenda hapësirës ajrore polake gjatë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës të hënën dhe ndoshta aterroi në territorin polak, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, PAP, duke e cituar komandën operacionale të ushtrisë.

Agjencia PAP raportoi se ishin duke u zhvilluar kërkime për objektin, i cili nuk është raketë, raporton agjencia “Reuters”.

“Gjatë sulmit masiv të së hënës ndaj territorit ukrainas, ne ndoshta kishim një objekt duke fluturuar në territorin polak” – citohet të ketë thënë Gjeneral Maciej Klisz, komandant operues i Forcave të Armatosura, sipas “Polsat News”.

“Objekti u konfirmua nga radio-lokalizimi përmes të paktën tri stacioneve të radarëve. Unë pata kontroll të plotë të objektit, isha gati për ta rrëzuar” – shtoi ai.

Polonia, anëtare e NATO-s, ka kufi të gjatë me Ukrainën dhe ka qenë mbështetëse e palëkundur e Kievit kundër forcave pushtuese ruse gjatë luftës./Nacionale

Lajme të ngjashme