Ushtria izraelite publikon video duke e shkatërruar dronin iranian: Rrëzuam rreth 30 - NACIONALE

Ushtria izraelite publikon video duke e shkatërruar dronin iranian: Rrëzuam rreth 30

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forca Ajrore e Izraelit gjatë natës së kaluar rrëzoi rreth 30 dronë të lëshuar në drejtim të këtij shteti, me gjasë të gjithë nga Irani, tha ushtria izraelite.

Shumë prej këtyre dronëve u penguan jashtë kufijve të Izraelit. Disa u rrëzuan mbi Rrafshnaltën e Golanit, sipas ushtrisë.

Ushtria publikoi një video ku shihet një dron duke u shkatërruar nga një helikopter i Forcës Ajrore, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Lajme të ngjashme