Ukraina nënshkruan pakte sigurie me BE-në, Lituaninë e Estoninë - NACIONALE

Ukraina nënshkruan pakte sigurie me BE-në, Lituaninë e Estoninë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian dhe dy prej shteteve anëtare të tij, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje sigurie me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, një në samit të enjten në Bruksel.

Marrëveshja me BE-në e përcakton zotimin e bllokut për ta ndihmuar Ukrainën në nëntë fusha të sigurisë dhe politikës së mbrojtjes, përfshirë dërgesat e armëve, trajnimet ushtarake, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe deminimin, sipas një drafti që e ka parë agjencia “Reuters”.

Ky pakt – bashkë me dokumentet e nënshkruara me Lituaninë dhe Estoninë – synon që të plotësojë marrëveshje të tjera të ngjashme që janë arritur mes Ukrainës dhe aleatëve të saj, përderisa Kievi po vazhdon që të mbrohet kundër pushtimit rus.

Shtete si ShBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania kanë nënshkruar pakte të tilla me Ukrainën.

Zyrtarët thonë se marrëveshjet nuk janë të njëjta si paktet për mbrojtje reciproke mes vendeve të NATO-s, por janë zotime për t’i ofruar Ukrainës armë dhe ndihma të tjera për ta fuqizuar sigurinë e saj dhe për të parandaluar ndonjë pushtim në të ardhmen.

Lajme të ngjashme