Ukraina i sulmon rafineritë e naftës në Rusi, shkakton zjarr në “Rosneft” - NACIONALE

Ukraina i sulmon rafineritë e naftës në Rusi, shkakton zjarr në “Rosneft”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukraina kreu sulme të gjera me dronë në disa rajone të Rusisë të mërkurën, duke shkaktuar një jzarr në rafinerinë më të madhe të naftës në kompaninë “Rosneft”. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se këto sulme janë përpjekje për t’i penguar zgjedhjet presidenciale në Rusi.

Një ditë pas dëmtimit serioz të rafinerisë së kompanisë “Lukoil”, një dron ukrainas e sulmoi rafinerinë “Ryazan” të kompanisë “Rosneft”, që është e shtata për nga madhësia në Rusi, 180 kilometra larg Moskës, raporton agjencia “Reuters”.

“Rafineria e naftës “Ryazan” u sulmua nga një automjet ajror pa pilot” – tha Pavel Malkov-i, guvernator i rajonit Ryazan, që kufizohet me rajonin e Moskës në veri.

“Një zjarr shpërtheu si rezultat. Sipas të dhënave preliminare, nuk ka lëndime” – shtoi ai në rrjetin “Telegram”, pa dhënë hollësi të tjera.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA, tha se katër dronë ukrainas e sulmuan rafinerinë në orët e hershme, duke shkaktuar zjarr të gjerë 175 metra katrorë. Zjarri u shua pas disa orëve. Ndikimi ndaj prodhimit nuk qe menjëherë i qartë.

Në video të pavërtetuara që u publikuan në rrjete sociale u pa një shtëllungë e tymit të zi mbi zjarrin në rafinerinë në Ryazan, që rafinon rreth 12,7 milionë tonë naftë në vit ose 4,6 për qind të sasisë së përgjithshme në Rusi, sipas burimeve industriale.

Lajme të ngjashme