Ukraina dhe vendet e Baltikut do ta bojkotojnë takimin e OSBE-së në Shkup, shkak prania e Lavrovit - NACIONALE

Ukraina dhe vendet e Baltikut do ta bojkotojnë takimin e OSBE-së në Shkup, shkak prania e Lavrovit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukraina, Letonia, Estonia dhe Lituania thanë të martën se kryediplomatët e tyre do të bojkotojnë një takim të OSBE-së në Shkup të Maqedonisë së Veriut këtë javë për shkak të pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Kjo do të ishte hera e parë që ministri rus merr pjesë në një takim të OSBE-së që nga fillimi i pushtimit të plotë rust ë Ukrainës më 24 shkurt 2022, raporton agjencia “Reuters”.

Takimi i organizatës me 57 shtete anëtare pritet të zhvillohet më 30 nëntor e 1 dhjetor në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.

Lavrovi ka thënë se do të marrë pjesë në këtë takim, nëse Bullgaria, fqinje lindore e Maqedonisë së Veriut, e hap hapësirën e saj ajrore për të. Kryediplomati rus tha se disa shtete perëndimore kishin kërkuar takim me të.

Hapësira ajrore bullgare është e mbyllur për aeroplanët rusë si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian, kundërpërgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Delegacioni ukrainas nuk do të marrë pjesë në takimin ministror të OSBE-së në nivel të ministrave të punëve të jashtme”- tha Oleh Nikolenkoja, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, përmes një deklarate të publikuar në rrjetin “Facebook”.

Nikolenkoja tha se Rusia i kishte abuzuar rregullat e konsensusit të OSBE-së, se ky shtet i ka zgjedhur “shantazhin dhe kërcënimet e hapura” dhe gjithashtu ishte duke mbajtur tre përfaqësues ukrainas të OSBE-së në burg për 500 ditë.

Lajme të ngjashme