U rrokullis me cisternën e ushtrisë, vdes rezervisti izraelit në Liban - NACIONALE

U rrokullis me cisternën e ushtrisë, vdes rezervisti izraelit në Liban

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një ushtar rezervë izraelit vdiq në një “aksident operacional” në jug të Libanit të mërkurën në mbrëmje, njoftoi të enjten ushtria izraelite.

Ushtria e identifikoi të vdekurin si Basil Sweid, 32 vjeç, vozitës kamionësh në Batalionin e 75-të të Brigadës së 7-të të Blinduar, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Sweid e humbi jetën, kur kamioni cisternë që po e drejtonte u rrokullis në zonën Rab al-Thalathine rreth orës 23:00 të mërkurën.

Si rezultat i rrokullisjes, përpos vdekjes së rezervistit, një ushtar pësoi lëndime mesatare. Ai u dërgua në spital dhe familja e tij u njoftua.

Tridhjetë e shtatë ushtarë izraelitë dhe një kontraktor civil i Ministrisë së Mbrojtjes janë vrarë në jug të Libanit.

Dy civilë janë vrarë nga raketat e Hezbollahut dhe një civil izraelit është vrarë gabimisht në pjesën veriore të vendit nga predhat e artilerisë izraelite.

Në Liban, ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë mbi 2.500 operativë të Hezbollahut që nga fillimi i marsit.

Lajme të ngjashme