U raportua se kishte blog me përmbajtje eksplicite, jep dorëheqje ambasadori austriak në BE - NACIONALE

U raportua se kishte blog me përmbajtje eksplicite, jep dorëheqje ambasadori austriak në BE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Austrisë në Bashkimin Evropian ka dhënë dorëheqje, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme, pas raportimeve se ai me vite kishte publikuar materiale në një blog me përmbajtje eksplicite sek*uale.

Thomas Oberreiter, 59 vjeç, kishte qenë përfaqësues i përhershëm i Austrisë në Bashkimin Evropian në Bruksel nga viti 2023. Ai nuk iu përgjigj një kërkese për koment, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kur ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, mori vesh për këto dyshime të shtunën, çështja u analizua në mënyrë të plotë, tha Ministria e Jashtme, pa i përshkruar dyshimet.

“Të hënën, ambasadori kërkoi që ai të lirohej për arsye personale. Ministrja Meinl-Reisinger e pranoi kërkesën” – thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.

Ministria e Jashtme tha se nuk mund të ofronte hollësi të mëtejme për disa arsye, përfshirë mbrojtjen e të dhënave, dhe se deklarata e saj nuk duhet të merret si konfirmim i dyshimeve të pasaktësuara.

Në raportime të mediave austriake, përfshirë gazetën “Der Standard”, Oberreiter është identifikuar si autor i blogut, në të cilin përfshiheshin përshkrime grafike të skenave të përziera të fantazisë me fotografi nga jeta reale dhe duket se në të ishin duke u publikuar përmbajtje deri në vitin 2015.

Gazeta “Der Standard” tha se Oberreiter i konteston ato që gazeta i quajti “dyshime të pretenduara”./Nacionale

Lajme të ngjashme