"U nda copë-copë": Rrëzohet një aeroplan në Nepal, të paktën 44 të vdekur deri tash - NACIONALE

"U nda copë-copë": Rrëzohet një aeroplan në Nepal, të paktën 44 të vdekur deri tash

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 44 njerëz janë vrarë kur një aeroplan është përplasur të dielen në Nepal, kanë thënë nga Autoriteti i Aviacionit të Nepalit.

Yeti Airlines, që po e operonte fluturimin, tha që ishin 72 njerëz në aeroplan – mes të cilëve 68 udhëtarë dhe katër pjesë të stafit.

Sipas një zyrtari të aeroportit, udhëtarët e huaj që ishin në aeroplan kishin këto kombësi: një australian, një francez, një argjentinas, katër rusë, pesë indianë, dy jugkoreanë dhe një person nga Irlanda.

“Presim të zbulojmë më shumë trupa,” – tha zëdhënësi i ushtrisë, Krishna Bhandari. Aeroplani u nda copë copë.” - raportonThe Guardian.

Aeroplani u përlas mes aeroportit të ri dhe të vjetër të Pokharas në qendër të Nepalit.

Pamjet që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale janë absolutisht tmerruese.

Lajme të ngjashme