“U martova në bunker”: Rrëfimi i ukrainases për martesën që i zgjati veç dy ditë pasi burri iu vra
Mediumi britanik “BBC” ka publikuar një rrëfim të trishtë të një ukrainaseje, e cila tregon për martesën e saj në bunker në Ukrainë.
Fatkeqësisht, kjo martesë i zgjati vetëm dy ditë, pasi bashkëshorti i saj u vra në luftime menjëherë pas martesës.
Valeria Subotina, 33 vjeç, ishte strehuar në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal, bastioni i fundit në qytet, pasi ishte i rrethuar nga forcat ruse në pranverën e 2022, shkruan BBC.
Në bunker - krahas ushtarëve dhe civilëve - Valeria po punonte me brigadën e ushtrisë Azov si oficere shtypi, duke komunikuar tmerret e rrethimit disamujor të Rusisë në mediat globale.
Aty, gjithashtu, ishte i fejuari i saj Andriy Subotin, një oficer 34-vjeçar i ushtrisë ukrainase, duke mbrojtur fabrikën.
Kur Andriy takoi Valerian, ishte dashuri me shikim të parë.
"Ai ishte i veçantë, ishte shumë ngrohtë të ishe pranë tij" – thotë Valeria. "Ai ishte gjithmonë i sjellshëm dhe kurrë nuk refuzoi të ndihmonte askënd."
“Në ditën e parë që u takuam, kuptova se Andriy ishte shumë ndryshe nga të tjerët” – rrëfen ajo.
Brenda tre muajsh, ata ishin vendosur së bashku, duke marrë me qira një shtëpi të vogël njëkatëshe në Mariupol me një kopsht. Çifti filloi të ndërtonte një jetë së bashku.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi në shkurt të 2022.
“Ai bëri me duart e tij disa unaza martese nga fletët e kallajit dhe më kërkoi të martohesha me të. Sigurisht, thashë që po…Ai ishte dashuria e jetës sime. Dhe unazat tona të bëra me fletë kallaji - ato ishin perfekte.”
Ata u martuan më 5 maj, ndërsa Andriy u vra më 7 maj.