DeSantisi nisi fushatën presidenciale me një problem turpërues me Elon Musk - NACIONALE

DeSantisi nisi fushatën presidenciale me një problem turpërues me Elon Musk

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Nisja e fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuar nga Ron DeSantis, ishte duke u transmetuar drejtpërdrejtë në ‘’Twitter’’, derisa ky transmetim u bllokua si shkak i kyçjes së qindra-mijëra përdoruesve në këtë rrjet social.

Interesimi i përdoruesve ishte aq i madh, sepse DeSantis ishte duke shpallur kandidimin e tij për president.

Kjo ngjarje shënonte herën e parë që një kandidat shpallte kandidimin e tij për president në një rrjet social, dhe shënonte përpjekjen e fundit të "Twitter" për të tërhequr sa më shumë përdorues dhe për të krijuar sa më shumë fitime.

Që kur mori përsipër këtë rrjet social, duke pushuar nga puna mbi 80% të stafit, kompania e Musk është përballur me një rrijte defektesh dhe gabimesh teknike- raporton The Guardian.

Kjo ngjarje ishte deri më tani ngjarja më stresuese për ‘’Twitter’’, në transmetimin e së mërkures, ku u kyçën rreth 600,000 dëgjues të interesuar.

Me fillimin e transmetimit të drejtpërdrejtë, linja e audios u përball me ndërprerje, e audio të ngatërruar.

Shumë përdorues raportuan se ‘’Twitter’’ nuk iu punonte, ose llogaria e tyre mbyllej derisa përpiqeshin që t’i bashkoheshin transmetimit.

Para se të ndodhnin këto probleme, David Sacks, personi që moderonte audion, tha disa fjali duke vlerësuar DeSantis për mbajtjen e Floridës të hapur gjatë Covid-it, dhe menjëherë pas këtyre fjalive faqja vazhdoi të kishte probleme pa ndërprerë.

Sacks tha se interesimi kaq i madh i njerëzve, pa marrë parasysh problemeve me server, është një shenjë e mirë, ku pas tij Musk deklaroi se ishte duke punuar që të ndante më shumë kapacitet serveri.

Më në fund pas rreth 25 minutash, transmetimi i drejtpërdrejtë u rregullua, dhe numri i përdoruesve të kyçur ne transmetim nga rreth 100,000 ra në 40,000.

Musk bëri të ditur se transmetimi i mëparshëm kishte sjellë probleme me sistemin e ‘’Twitter’’, dhe menjëherë pas tij, Sacks në siklet e pyeti DeSantis nëse kishte ndonjë deklaratë për të dhënë.

‘’ Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara për të udhëhequr rikthimin tonë të madh amerikan. Nuk ka asnjë zëvendësim për fitoren… ne duhet të shohim përpara, jo prapa’’- tha DeSantis.

Pas problemeve me transmetimin, Sacks e pyeti DeSantis se përse zgjodhi që të lansonte kandidaturën e tij në Twitter e jo në televizion. Sack tha se Musk, për të është ‘’avokat i fjalës së lirë’’.

‘’ Ajo që u bë me Twitter është vërtet domethënëse për të ardhmen e vendit tonë’’- tha ai.

Duke qenë se cikli zgjedhor i vitit 2024 është duke u zhvilluar, Musk është përpjekur që ta pozicionojë Twitter-in si një vend ku dëgjohen të gjithë zerat.

Ai premtoi se do t’i presë kandidatët Republikanë dhe Demokratë në ngjarje si ajo e së mërkures.

Pas këtyre problemeve që ndodhën me transmetimin e DeSantis, Musk është përpjekur që ta kthejë katastrofën e teknoligjisë si një fitore për kompaninë. Ai deklaroi se kishte aq shumë interes për transmetimin saqë e ‘’thyen internetin’’.

Lajme të ngjashme