Tusku i Polonisë i paralajmëron “miqtë” kundër arrogancës pas përplasjes për Starlink-un - NACIONALE

Tusku i Polonisë i paralajmëron “miqtë” kundër arrogancës pas përplasjes për Starlink-un

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri polak, Donald Tusk, të hënën u bëri thirrje “miqve” që t’i respektojnë aleatët e tyre e të mos jenë arrogantë, në në shkrim në rrjetin X ku nuk përmendet askush me emër, por i cili u publikua një ditë pas një përplasjeje të jashtëzakonshme në rrjete sociale mes zyrtarëve të lartë amerikanë e polakë rreth internetit Starlink.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, e akuzoi ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslaw Sikorski, për “shpikje të gjërave” dhe la të kuptohej të dielën se homologu i tij polak ishte mosmirënjohës, në një kundërpërgjigje të ashpër, pasi Sikorski tha se Ukraina mund të ketë nevojë për një alternativë ndaj shërbimit satelitor Starlink të miliarderit Elon Musk, nëse ky shërbim bëhet jo i besueshëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Polonia paguan që Ukraina t’i shfrytëzojë shërbimet e Starlink-ut, i cili ofron lidhje jetike të internetit për Kievin dhe ushtrinë ukrainase.

“Lidershipi i vërtetë nënkupton respekt për partnerët dhe aleatët. Edhe për ata që janë më të vegjël e më të dobët. Arroganca kurrë. Të dashur miq, mendoni për këtë” – shkroi në rrjetin X kryeministri polak.

Kryediplomari amerikan Rubio gjithashtu tha se “askush nuk ka bërë ndonjë kërcënim për shkëputjen e Ukrainës nga Starlink-u”.

“Dhe thoni faleminderit, sepse pa Starlink-un, Ukraina do ta kishte humbur këtë luftë shumë kohë më parë dhe rusët do të ishin në kufirin me Poloninë në këtë moment” – shtori sekretari Rubio.

Sikorski më vonë i ishte kundërpërgjigjur: “Faleminderit, Marco, që konfirmuat se ushtarët trima të Ukrainës mund të llogarisin në shërbimin jetik të internetit të ofruar në mënyrë të përbashkët nga ShBA-ja dhe Polonia.”/Nacionale

Lajme të ngjashme