Turqia synon t’i bllokojë anijet luftarake të Rusisë - NACIONALE

Turqia synon t’i bllokojë anijet luftarake të Rusisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Turqisë ka sinjalizuar se synon t’i bllokojë anijet luftarake ruse që të kalojnë nëpër ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve që të çojnë në Detin e Zi, një ndryshim në pozicionin neutral të Turqisë paraprakisht, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express. “Ne arritëm në përfundimin se situata në Ukrainë është kthyer në luftë”, tha ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu. “Ne do t’i zbatojmë dispozitat e Montreux në mënyrë transparente.” Turqia kontrollon të dyja ngushticat sipas konventës së Montreux, që i jep asaj fuqinë për ta bllokuar kalimin e anijeve luftarake ruse dhe ukrainase, me kusht që ato të mos kthehen në bazat e tyre të përhershme në Detin e Zi.

Lajme të ngjashme