Turqia: S’mund të ketë një standard për Ukrainën e një tjetër për Palestinën - NACIONALE

Turqia: S’mund të ketë një standard për Ukrainën e një tjetër për Palestinën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Turqia dhe Irani kanë bërë thirrje për organizimin e një konference rajonale me qëllim të shmangies së përhapjes së luftës Izrael – Hamas në Lindje të Mesme.

“Ne nuk duam që tragjedia njerëzore në Gazë të kthehet në luftë që e prek rajonin. Këto rrethime dhe sulme çnjerëzore kundër vëllezërve tanë të Gazës janë shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare”- deklaroi ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.

Ai shtroi pyetje se pse komuniteti ndërkombëtar ishte rrethuar pas Ukrainës pas fillimit të pushtimit rus, por ka qenë kryesisht i heshtur për fatin e Gazës, raporton televizioni "Al Jazeera".

“Nuk mund të jetë një standard për Ukrainën e një tjetër për Palestinën. Nëse duam botë të drejtë, gjithmonë duhet të veprojmë në mënyrë parimore e të qëndrueshme”- shtoi kryediplomati turk.

Sipas tij, për konfliktin mes izraelitëve e palestinezëve duhet të zbatohet një plan për paqe afatgjate në formën e një zgjidhjeje me dy shtete.

“Si Turqi, ne jemi në favor të themelimit të një shteti të pavarur e Sovran të Palestinës me kryeqytet në Jerusalemin Lindor”- tha më tej ministri turk.

Lajme të ngjashme