Turqia e bllokon qasjen në “Instagram”, duket si hakmarrje
Turqia e ka bllokuar qasjen në platformën e njohur të rrjeteve sociale, “Instagram”, tha të premten rregullatori i teknologjisë informative, pa dhënë ndonjë arsye ose kohëzgjatje të ndalimit. Aplikacioni mobil i platformës është i paqasshëm.
Vendimi erdhi pas komenteve të zyrtarit turk të telekomunikimit, Fahrettin Altun, i cili të mërkurën e kritikoi “Instagram”-in për atë që e quajti vendim të kompanisë për t’i bllokuar postimet ku shpreheshin ngushëllime për vrasjen e kreut politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, raporton agjencia “Reuters”.
“Kjo është censurë, pastër dhe thjesht” – tha Altuni në rrjetin X, duke shtuar se rrjeti “Instagram” nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të politikave për veprimet e tij. Altuni është drejtor i komunikimit në Presidencën e Turqisë.
Nuk pati koment të menjëhershëm nga kompania që e ka në pronësi “Instagram”-in, “Meta Platforms”, qoftë për masën e Turqisë, qoftë për komentet e Altunit.
Autoriteti për Teknologji të Informimit dhe Komunikimit i Turqisë e publikoi vendimin e 2 gushtit në uebfaqen e vet.