Trupat e Ukrainës hedhin në erë urën e Luhanskut
Në një video të publikuar nga Garda Kombëtare e Ukrainës shfaqen ushtarët ukrainas duke hedhur në erë një urë që lidh qytetet në rajonin e Luhanskut.
Video është publikuar më mbishkrimin që thoshte: Shkatërrimi i urës që lidh Sievierodonetsk me Rubizhne në rajonin e Luhansk.
Operacioni special i forcave të sigurisë të Ukrainës, ka në synim të ngadalësojë përparimin e trupave ruse në rajonin e Luhanskut.
Kujtojmë se pas dështimit në Kiev, Moska ka nisur ofensivën në Ukrainën Lindore dhe sipas raporteve të deritanishme, edhe këtë radhë forcat ruse janë duke u përballur me një mbrojtje të organizuar nga forcat ukrainase, duke u detyruar shpeshherë që nga ofensiva të kalojnë në mbrojtje.