Trumpi thotë se princi Bin Salman s’dinte asgjë për vrasjen e gazetarit Khashoggi - NACIONALE

Trumpi thotë se princi Bin Salman s’dinte asgjë për vrasjen e gazetarit Khashoggi

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur për vrasjen e gazetarit të gazetës “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, kur të martën po e pret për vizitë princin saudit, Mohammed bin Salman.

Një gazetar e pyeti princin për vrasjen e gazetarit dhe shtoi se familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA janë “të frustruara” që princi ndodhet në Zyrën Ovale, pasi 15 nga 19 të akuzuarit për rrëmbimin e aeroplanëve ishin shtetas sauditë, raporton televizioni BBC.

Në këtë pikë, Trumpi tha se Salmani ka bërë “punë fenomenale” dhe se “ai nuk dishte asgjë [për vrasjen e gazetarit]”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se vetë Khashoggi ishte “tepër kundërthënës”, duke shtuar se “shumë njerëzve nuk u pëlqente ai zotëria për të cilin po flisni, ju pëlqeu ai apo jo, gjërat ndodhën, por ai [princi saudit] nuk dinte asgjë për këtë”.

Bin Salmani ndërhyri, duke thënë se ndien dhimbje për familjet e viktimave të sulmeve të 11 sthatorit, ndërsa për gazetarin Khashoggi gjithashtu tha se është “e dhimbshme” që të dëgjosh për këdo që e humb jetën “për asnjë arsye të vërtetë”. Ai gjithashtu e quajti vrasjen e gazetarit “gabim të madh”.

Princi saudit këmbënguli se “hapat e duhur” u ndërmorën gjatë hetimit për vrasjen e gazetarit dhe se sistemi është përmirësuar “për t’u siguruar që asgjë si kjo të mos ndodhë [më]”.

Lajme të ngjashme