Trumpi thotë se mund t’i japë fund luftës me Iranin këtë javë, por s’mendon se do ta bëjë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se mund ta përmbyllë luftën me Iranin këtë javë, por se nuk mendon se do të bëjë një gjë të tillë.
Kur u pyet nëse mund ta përfundojë luftën këtë javë, duke e marrë parasysh listën e gjatë të gjërave që ai thotë se ShBA-ja i ka arritur kundër Iranit, Trumpi u përgjigj shkurt: “Po.”
Kur iu bë presion për t’u përgjigjur nëse ai në të vërtetë do t’i japë fund luftës këtë javë, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha: “Nuk mendoj ashtu.”
"Do të përmbyllet së shpejti. Do të kemi një botë shumë më të sigurt" - shtoi ai, shkruan gazeta "The Times of Israel".
Më herët të hënën, ai dha shenjë se vazhdimi i luftës do të ndikojë që të ketë siguri që problemi me Iranin të mos i kalojë presidentit të ardhëm amerikan.
“Nëse besoni se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, ata s’duhet ta kenë, atëherë ju absolutisht duhet ta doni atë që e kam bërë unë” – tha presidenti amerikan para gazetarëve në Zyrën Ovale.
Ai pretendoi se Irani do të përdorte i pari një armë bërthamore kundër Izraelit e më pas kundër pjesës tjetër të Lindjes së Mesme, nëse ShBA-ja nuk do t’i kishte sulmuar qendrat bërthamore iraniane vitin e kaluar.
Presidenti amerikan gjithashtu paralajmëroi se mund të nisë një ofensivë ushtarake edhe kundër Kubës.
“Unë besoj se do ta kem nderin që ta... marr Kubën. Se a e liroj, a e marr – do të mund të bëja çfarëdo që dëshiron me të” – deklaroi ai./Nacionale