Trumpi thotë se Izraeli e Irani e kanë shkelur armëpushimin: Izrael, mos i hidh ato bomba
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se edhe Izraeli, edhe Irani e kanë shkelur armëpushimin që ai e njoftoi para disa orëve dhe se ai nuk është i kënaqur me asnjërin prej këtyre shteteve, por sidomos me Izraelin.
Duke folur para gazetarëve para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, Trumpi tha se Izraeli “shkarkoi” (bomba) menjëherë pasi u pajtua për marrëveshjen.
Ai gjithashtu tha se kapacitetet bërthamore të Iranit janë shkatërruar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Në një shkrim në rrjetin “Truth Social”, Trumpi shkroi: “Izrael, mos i hidh këto bomba. Nëse e bën, kjo është shkelje e madhe. Silli pilotët e tu në shtëpi, tani! Donald J. Trump, president i Shteteve të Bashkuara”