Trumpi thotë se Izraeli dërgoi agjentë në Fordow të Iranit dhe “ata thanë se ishte shkatërruar” - NACIONALE

Trumpi thotë se Izraeli dërgoi agjentë në Fordow të Iranit dhe “ata thanë se ishte shkatërruar”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Izraeli dërgoi agjentë në qendrën bërthamore “Fordow” të Iranit pas sulmeve të forcave amerikane, tha presidenti amerikan, Donald Trump, para gazetarëve në një samit të NATO-s në Hagë.

“Ju e dini se ata kanë njerëz që hyjnë atje pas goditjes dhe ata thanë se ishte shkatërrim total” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Izraeli është duke bërë një raport për këtë tani, marr vesh unë, dhe më është thënë se ata thanë që ishte shkatërrim total” – shtoi ai.

“Unë besoj se ishte shkatërrim total dhe besoj se ata nuk kishin mundësi që të nxirrnin ndonjë gjë, sepse ne vepruam shpejt” – tha më tej presidenti amerikan.

Bombat “ranë saktësisht aty ku duhej të binin. Mision i patëmetë, mu aty ku duhej të hynim… Ishte shkatërrim nën Fordow”, tha sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth.

Sidoqoftë, disa zyrtarë izraelitë i thanë televizionit publik të Izraelit, “Kan TV”, se ata nuk ishin të vetëdijshëm për një operacion izraelit brenda qendrës bërthamore “Fordow” pas sulmeve amerikane të së dielës.

Lajme të ngjashme