Trumpi tha se Netanyahu duhet të jetë krenar me sulmet ndaj Iranit, ky e falënderon - NACIONALE

Trumpi tha se Netanyahu duhet të jetë krenar me sulmet ndaj Iranit, ky e falënderon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, për vlerësimin pozitiv ndaj sulmeve të Izraelit kundër Iranit, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë tha më herët të mërkurën se Netanyahu “duhet të jetë shumë krenar me veten” për këtë operacion.

Në postim në rrjetin X, Netanyahu publikoi një video të Trumpit duke folur në samitin e NATO-s në Hagë, ku presidenti tha se Irani “nuk do të ndërtojë bomba (bërthamore) për një kohë të gjatë”, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Trumpi gjithashtu postoi pamje të billbordeve në Tel-Aviv ku shihet ai me mbishkrimin “Faleminderit, z.president”, në shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrjen e ShBA-së në ofensivën kundër qendrave bërthamore të Iranit.

Ky postim vjen pas një qortimi të ashpër që presidenti amerikan ia bëri Netanyahut të martën, duke e shprehur zemërimin e tij për planet izraelite që të sulmohet Irani përsëri si reagim ndaj asaj që Trumpi e përshkroi si shkelje të vogël të armëpushimit të ndërmjetësuar nga ShBA-ja.

Lajme të ngjashme