Trumpi shpreson se armëpushimi në Gaza do të arrihet “dikur javën e ardhshme” - NACIONALE

Trumpi shpreson se armëpushimi në Gaza do të arrihet “dikur javën e ardhshme”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se shpreson që një armëpushim në Gaza do të arrihet “dikur javën e ardhshme”.

Para tre ditëve, kreu i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se një marrëveshje do të arrihej “brenda javës së ardhshme”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Trumpi thotë se do të diskutojë për Gazën dhe për “suksesin e madh që e patëm me Iranin” gjatë vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne duam që t’i kthejmë pengjet” – shtoi amerikani.

Edhe rreth 50 pengjeve ndodhen ende në Gaza, ndërsa më pak se gjysma besohet se janë ende gjallë.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë bërë përpjekje të vazhdueshme ndërmjetësimi për t’i ndalur luftimet mes Izraelit dhe Hamasit, por palët e konfliktit kanë pasur qëndrime të ndryshme për çështje kyçe.

Më 18 mars, Izraeli nisi një sulm të befasishëm në Gaza, duke i dhënë fund një armëpushimi dymujor./Nacionale

Lajme të ngjashme