Pamje: Trumpi s’e lë rehat Bidenin as në pension, tallet dy herë me të brenda disa sekondave - NACIONALE

Pamje: Trumpi s’e lë rehat Bidenin as në pension, tallet dy herë me të brenda disa sekondave

1 javë më parë

nga NACIONALE

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër muaj nga zgjedhjet presidenciale në ShBA, kur e mposhti, duket se presidentit amerikan, Donald Trump, nuk i ka kaluar ende inati me paraardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden.

Republikani miliarder për disa çaste tingëlloi sikur të ishte ende në opozitë, pasi e përdori fjalorin që zakonisht i dëgjohej në tubimet e fushatës, në të cilat tallej me demokratin Biden.

Përderisa po bëhej gati të shikonte nga afër një veturë elektrike “Tesla”, e prodhuar nga kompania e miliarderit dhe aleatit të tij, Elon Musk, Trumpi u tall dy herë brenda disa sekondave me Bidenin, më saktësisht me aftësitë e tij njohëse dhe fizike, të cilat në muajt e fundit të demokratit në pushtet kishin marrë vëmendje të madhe.

Përderisa nxori nga xhepi i xhaketës disa letra, Trumpi para gazetarëve tha: “A i dëshironi shënimet e mia? Më dhanë shënime. U thashë: Unë nuk jam Bideni, s’kam nevojë për shënime.”

Pas disa sekondave, kur po dilte nga vetura, presidenti amerikan pyeti dhe u përgjigj: “A mendoni se Bideni do të mund të hynte në këtë veturë? Unë uk mendoj.”

Lajme të ngjashme