Trumpi për popullin iranian: “Duan t’i dëgjojnë bombat, sepse duan të jenë të lirë”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se veprimet ushtarake të vendit të tij po e ndihmojnë popullin e Iranit, sepse “ata duan t’i dëgjojnë bombat, sepse duan të jenë të lirë”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se arsyeja e vetme se iranianët nuk kanë dalë rrugëve për të protestuar është për shkak se “ata do të qëllohen menjëherë [me armë]” nga regjimi, në kohën e sulmeve të vazhdueshme nga ShBA-ja e Izraeli në mbarë vendin, raporton gazeta “The Guardian”.
“Populli iranian do të kundërpërgjigjet porsa të dijë se nuk do të qëllohet, porsa të mund të marrin armë. Po të kishin armë... Irani [regjimi] do të dorëzohej për dy sekonda, sepse nuk do të mund ta përballonte atë [reagimin e popullit]” – tha më tej presidenti amerikan.
Trumpi gjithashtu tha se regjimi iranian pati një “godite me fat”, kur të premten rrëzoi një aeroplan luftarak amerikan të tipit F-15, por se shpëtimi i pilotit që pësoi lëndime ishte “i pabesueshëm”.
Ai përsëri theksoi se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, por se bombardimet do të vazhdojnë, sepse “ata [regjimi] thjesht nuk duan që të thonë “xhaxha” dhe të dorëzohen.
“Nëse nuk e bëjnë, nuk do të kenë ura, nuk do të kenë qendra energjetike, nuk do të kenë asgjë” – paralajmëroi presidenti i ShBA-së.
Trumpi gjithashtu tha se afati i së martës, që ia ka vendosur Iranit për të bërë marrëveshje, është përfundimtar, duke shtuar se propozimi i Iranit ishte domethënës, por jo mjaftueshëm i mirë./Nacionale