Trumpi për Iranin: Duam të bisedojmë me ta, por s’kemi me kë
“Të gjithë kanë mbaruar”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu referuar forcave detare dhe ajrore iraniane, forcave kundërajrore, radarëve dhe udhëheqësve iranianë.
“Tani askush nuk dëshiron të jetë udhëheqës atje më. Ne po dëshirojmë që të bisedojmë me ta, por s’kemi askë me të cilin do të bisedonim. Na pëlqen kështu” – deklaroi Trumpi, sipas televizionit BBC.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu tha se Irani donte ta merrte nën kontroll Lindjen e Mesme dhe se “po të kishin një armë bërthamore, do ta kishin përdorur”.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara u desh ta ndalnin këtë dhe “kjo do të duhej të bëhej shumë kohë më parë”.
Ai i quajti “frikacakë” aleatët e NATO-s, duke thënë se do të kishte qenë “lehtë” për ta që të ofronin ndihmë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
“Pa ShBA-në, NATO-ja është tigër prej letre! Ata nuk deshën që t’i bashkoheshin luftës për të ndalur njër Iran me fuqi bërthamore” – shkroi presidenti amerikan në rrjetin “Truth Social”.