Trumpi: Nëse do të ketë mbyllje të Qeverisë, le të fillojë tani - NACIONALE

Trumpi: Nëse do të ketë mbyllje të Qeverisë, le të fillojë tani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë të qarta përllogaritjet e tij politike në shkrimin më të ri në rrjetin social “Truth Social”.

Ai tha se dëshiron që mbyllja e Qeverisë të ndodhë gjatë kohës që në detyrën e presidentit është ende demokrati Joe Bide, raporton gazeta “The Guardian”.

“Nëse do të ndodhë një mbyllje e Qeverisë, le të fillojë tani, nën Administratën e Bidenit, jo pas 20 janarit, nën Trumpin. Ky është problem i Bidenit për t’u zgjidhur, por nëse republikanët mund ta ndihmojnë zgjidhjen e tij, ata do ta bëjnë këtë” – shkroi republikani që i fitoi zgjedhjet presidenciale të nëntorit në ShBA.

Të enjten në mbrëmje, një plan i rishikuar i shpenzimeve, i paraqitur nga republikanët dhe me të cilin do të shmangej mbyllja e autoriteteve, dështoi që të miratohej në Dhomën e Përfaqësuesve, raporton televizioni BBC.

Për miratimin e planit nevojiteshin dy të tretat e votave, të cilat nuk u siguruan. Tridhjetë e tetë republikanë devijuan nga qëndrimi i partisë dhe votuan kundër planit.

Projektligji i mbështetur nga Trumpi do ta kishte lidhur financimin e autoriteteve qeverisëse me një pezullim dyvjeçar të kufirit të borxhit publik federal, i cili përcakton se sa mund të marrë hua Qeveria për t’i paguar faturat e veta.

Lajme të ngjashme