Trumpi ia shton presionin Hamasit: Të vdekurit s’janë kthyer siç është premtuar - NACIONALE

Trumpi ia shton presionin Hamasit: Të vdekurit s’janë kthyer siç është premtuar

4 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin “Truth Social” në lidhje me kthimin e pengjeve nga Hamasi, ndaj të cilit ka pasur një kritikë.

“Të gjitha 20 pengjet janë kthyer dhe po ndihen aq mirë sa mund të pritet” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton televizioni BBC.

“Një barrë e madhe është hequr, por puna nuk është kryer. Të vdekurit nuk janë kthyer siç është premtuar” – shtoi presidenti amerikan.

Deri më tani, katër nga 28 pengjet e vdekura janë kthyer në Izrael. Djali i një pengu trupi i të cilit ndodhet ende në Gaza i tha më herët BBC-së se Shtetet e Bashkuara dhe palët e tjera të përfshira në marrëveshjen e armëpushimit duhet “t’i tregojnë Hamasit se kjo nuk është e pranueshme”.

“Faza e dytë fillon mu TANI” – shtoi Trumpi, duke iu referuar fazës së ardhshme të bisedimeve.

Ka gjasa që do të ketë shumë pika të mospajtimeve gjatë bisedimeve për fazat e mëvonshme të marrëveshjes, përfshirë thirrjet që Hamasi t’i dorëzojë armët, gjë që thuhet se është refuzuar nga grupi.

Lajme të ngjashme