Trumpi i kritikon aleatët e NATO-s: “S’na duhet ndihma e askujt”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se shumica e vendeve aleate të NATO-s kanë thënë se “nuk duan që të përfshihen në operacionin tonë ushtarak” kundër Iranit.
Trumpi tha se ai “nuk është i befasuar me veprimin e tyre” dhe se ai gjithmonë e ka konsideruar aleancën “rrugë njëdrejtimëshe”, raporton televizioni BBC.
“Për shkak të faktit që ne kemi pasur një sukses të tillë ushtarak, neve nuk na duhet më ose nuk e dëshirojmë asistencën e vendeve të NATO-s – Kurrë nuk e kemi pasur [nevojën] – Njësoj, Japonia, Australia ose Koreja e Jugut” – shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në rrjete sociale.
“Në të vërtetë, duke folur si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bindshëm shteti më i fuqishëm kudo në botë, neve nuk na duhet ndihma e askujt” – shtoi ai.
Shkrimi i tij vjen pasi vetë kishte kërkuar ndihmë nga aleatët e NATO-s për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, të cilën nuk e përmendi në shkrimin e publikuar në rrjete sociale.
Sipas Trumpi, aleatët e NATO-s po bëjnë një “gabim budallaje”. “Nuk na duhen ata, por do të duhej të ishin aty” – tha ai, duke iu referuar aleatëve dhe luftës kundër Iranit.
Kur u pyet rreth komenteve të presidentit francez, Emmanuel Macron, se Franca nuk do të bëhet pjesë e një taskforce në Hormuz derisa të marrin fund armiqësitë, Trumpi tha se Macroni së shpejti do të largohet nga pushteti./Nacionale