Trumpi e demanton Macronin: Po kërkon publicitet, s’u largova nga G7 për armëpushim mes Izraelit e Iranit - NACIONALE

Trumpi e demanton Macronin: Po kërkon publicitet, s’u largova nga G7 për armëpushim mes Izraelit e Iranit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar se është larguar më herët nga samiti i Grupit G7 në Kanada për të punuar rreth një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit. Për presidentin francez, Emmanuel Macron, tha se po kërkon publicitet.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Macroni “nuk e ka idenë” pse amerikani po kthehet në Uashington dhe se arsyeja është “shumë më e madhe” se armëpushimi, shkruan gazeta “The Guardian”.

“Presidenti Emmanuel Macron, që po kërkon publicitet, në mënyrë të gabuar tha se unë u largova nga samiti i G7-ës, në Kanada, për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një “armëpushim” mes Izraelit dhe Iranit. Gabim!” – shkroi presidenti amerikan.

“Ai nuk e ka idenë pse unë tani jam rrugës për në Uashington, por kjo sigurisht se nuk ka të bëjë asgjë me një armëpushim. Është shumë më e madhe se kaq. Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanueli gjithmonë e kupton gabim. Qëndroni të kyçur!” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme