Trumpi duket se ka hequr dorë nga plani për Gazën: Askush nuk do të dëbojë asnjë palestinez
Presidenti amerikan, Donald Trump, si duket ka hequr dorë nga propozimi i tij i mëhershëm për dëbimin e banorëve të Gazës dhe shndërrimin e enklavës palestineze në një “rivierë të Lindjes së Mesme”.
Gjatë një diskutimi me gazetarë bashkë me kryeministrin e Irlandës, Micheal Martin, në Zyrën Ovale, një gazetar e pyeti udhëheqësin irlandez rreth planit të Trumpit “për t’i dëbuar palestinezët nga Gaza”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Askush nuk do të dëbojë asnjë palestinez” – ndërhyri presidenti amerikan.
Komenti i tij duket se paraqet ndryshim të qëndrimit të Trumpit, i cili, kur e kishte paraqitur muajin e kaluar propozimin për ta marrë nën kontroll Gazën, kishte thënë se tërë popullsia e enklavës prej rreth dy milionë banorësh do të zhvendosej në mënyrë të përhershme.
Kur muajin e kaluar ishte pyetur nëse do t’i zhvendoste palestinezët me forcë, Trumpi këmbënguli se asnjë person në Gaza në të vërtetë nuk donte që të mbetej atje.
Më herët gjatë deklarimeve në Zyrën Ovale, Trumpi tha se njerëzit po harrojnë se çfarë bëri Hamasi më 7 tetor 2023 në Izrael, duke e përmendur trajtimin e pengjeve.
“Ne do të punojmë fort me Izraelin… për të parë se si mund ta zgjidhim problemin” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Udhëheqësin demokrat të pakicës në Senatin e ShBA-së, Chuck Schumer, e quajti “palestinez”. “Ai ishte çifut. Ai nuk është më çifut” – tha presidenti amerikan.
REPORTER: What about the president's plan to expel Palestinians out of Gaza?
— Aaron Rupar (@atrupar) March 12, 2025
TRUMP: Nobody is expelling any Palestinians. Who are you with?
REPORTER: I'm with Voice of America, sir.
TRUMP: Oh, no wonder. pic.twitter.com/SfosOKDnv6