Trumpi arrin në Abu Dabi në ditën e fundit të vizitës në Lindjen e Mesme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në pallatin presidencial në Abu Dabi të Shteteve të Bashkuara, në ditën e fundit të vizitës disaditore në Lindjen e Mesme.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët me udhëheqës biznesesh nga Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bashkë me presidentin e këtij vendi, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, raporton televizioni CNN.
E premtja është dita e katërt dhe e fundit e vizitës së presidentit amerikan në Lindje të Mesme. Para se të shkonte në Emiratet e Bashkuara, ai i ka vizituar edhe Arabinë Saudite dhe Katarin.
Më vonë të premten, ai do ta vizitojë Shtëpinë Familjare Abrahamike – kompleks ku ndodhen një xhami, një sinagogë e një kishë – para se të kthehet në Uashington me aeroplanin “Air Force One”.
Pallati presidencial “Qasr Al Watan” është i mbyllur të premten, por zakonisht është i hapur çdo ditë për publikun për vizita, blerje e ngrënie ushqimi.
Presidenti Trump ka thënë se investimet e vendeve të Lindjes së Mesme në ShBA do të arrijnë në 1 trilion dollarë.