Trump zgjedh John Ratcliffe drejtor të CIA-s
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se ka zgjedhur ish-Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, për të shërbyer si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
"Pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në dy pozitat më të larta të Inteligjencës së Kombit tonë. Ai do të jetë një luftëtar i guximshëm për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, duke siguruar nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe PAQE NËPËRMJET FUQISË," tha Trump në një deklaratë të martën.