Trump ushtron presion ndaj aleatëve për të siguruar ngushticën strategjike të naftës - NACIONALE

Trump ushtron presion ndaj aleatëve për të siguruar ngushticën strategjike të naftës

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan Donald Trump u bëri presion aleatëve që të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, në një konflikt që po rritet dhe po trondit tregjet globale të energjisë.

Trump tha se goditjet amerikane “kanë shkatërruar plotësisht” një pjesë të madhe të ishullit dhe paralajmëroi se mund të ketë të tjera, duke i thënë NBC News: “Mund ta godasim edhe disa herë të tjera, thjesht për argëtim.” Ai shtoi se nuk ishte gati për marrëveshje me Teheranin për t’i dhënë fund luftës.

Retorika shënoi përshkallëzim dhe u pa si goditje ndaj përpjekjeve diplomatike, ndërsa Reuters raportoi se lufta, që ka hyrë në javën e tretë dhe është zgjeruar në të gjithë Lindjen e Mesme, ka vrarë më shumë se 2,000 njerëz, shumica në Iran dhe Liban.

Trump u bëri thirrje vendeve që po ndjejnë pasojat e bllokimit të furnizimeve me naftë përmes Hormuzit të bashkohen për të rihapur rrugët detare. Financial Times raportoi se ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë zgjerimin e misionit detar Aspides.

Sipas Reuters, Uashingtoni ka hedhur poshtë përpjekjet e disa aleatëve në Lindjen e Mesme për të hapur bisedime. Ndërkohë, Gardat Revolucionare të Iranit njoftuan se të dielën kishin lëshuar më shumë raketa ndaj Izraelit dhe tre bazave amerikane në rajon.

Trump kishte artikuluar një sërë kërkesash të ndryshme – përfshirë ndikimin në zgjedhjen e udhëheqësit iranian dhe ndaljen e programeve bërthamore e të raketave balistike – duke dekleruar se Teherani ishte i gatshëm për një marrëveshje, por “kushtet nuk janë mjaftueshëm të mira”.

Lajme të ngjashme