Trump pak para se të arrestohej: WOW, s'mund të besoj se kjo po ndodh - NACIONALE

Trump pak para se të arrestohej: WOW, s'mund të besoj se kjo po ndodh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ai është i arrestuar dhe ndodhet në paraburgim policor përpara se të fillojë gjyqi ndaj tij.

CNN raporton se fillimisht pritet që Trumpit t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do t’i bëhet edhe fotografia.

Pak çaste përpara se të niste udhëtimin e tij në gjykatën penale të Manhattanit, Donald Trump ndau një mesazh mjaft të qartë me ndjekësit e tij në platformën e mediave sociale Truth Social.

“Duke u nisur për në Manhatanin e Poshtëm, në Gjykatën. Duket kaq SUREAL – UAU, ata do të më ARRESTOJNË”,
tha Trump. “Nuk mund të besoj se kjo po ndodh në Amerikë. MAGA!”

Trump ka përdorur tashmë llogarinë e tij në Truth Social për të sulmuar në mënyrë të përsëritur prokurorin e qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, zyra e të cilit mbikëqyri hetimin për paratë e heshtura.

Donald Trump përshëndeti turmën e mbledhur teksa mbërriti në gjykatën e Manhatanit, ku është arrestuar dhe së shpejti do të dalë në gjyq.

Qindra gazetarë, personel sigurie dhe protestues janë mbledhur jashtë gjykatës penale të Manhatanit për të parë spektaklin e paprecedentë të një ish-presidenti amerikan që u dorëzua autoriteteve.

Lajme të ngjashme