Trump kryen kontrollin vjetor: Shkoi mirë, qëllova krejt pyetjet - NACIONALE

Trump kryen kontrollin vjetor: Shkoi mirë, qëllova krejt pyetjet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Donald Trump i cili në janar u bë personi më i moshuar që merr presidencën amerikane, i është nënshtuar kontrollit të parë fizik të mandatit të dytë të tij, për të cilin tha se “shkoi mirë” ndërsa rezultatet pritet të publikohen të dielen.

Trump, i cili sipas mediave ndërkombëtare pëlqen shumë ushqimet e shpejta, u tha gazetarëve në “Air Force One” se çdo gjë shkoi mirë.

“Shkoi, mendoj, mirë…çdo test që mund ta imagjinoni, isha aty për një kohë të gjatë, kontrolli vjetor. Mendoj që shkoi mirë. Do të publikojnë një raport të dielen” – ka thënë ai sipas Reuters,transmeton Nacionale.

Presidenti amerikan tha se realizoi edhe një test intelegjence dhe se qëlloi të gjitha pyetjet.

“Në përgjithësi, u ndjeva se jam në një gjendje shumë të mirë. Një zemër e mirë, një shpirt i mirë, një shprit shumë i mirë dhe bëra – desha të isha më ndryshe se Biden, bëra një test intelegjence dhe nuk di çfarë t’iu them përvefarë t’iu them përveç se qëllova të gjitha pyetjet” – tha Trump.

Kontrolli mund të ofrojë pamjen e parë të qartë të gjendjes së Trump që prej tentativës për vrasje ndaj tij gjatë fushatës në Pensilvani, korrikun e kaluar.

Shtëpia e Bardhë zakonisht përcakton se cilat të dhëna do të publikohen nga provimi shëndetësor i një presidenti dhe më herët gjatë ditës sekretarja e shtypit Karoline Leavitt tha se rezultatet do të publikohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Trump ndërkohë, nuk është i detyruar të lëshojë asnjë informacion rreth gjendjes së tij.

Lajme të ngjashme