Trump: Ende s’jemi gati për t’u larguar nga Irani, por do të largohemi në të ardhmen e afërt
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u pyet të martën në Zyrën Ovale nëse ka ndonjë plan për Iranin. Ai tha se, nëse forcat amerikane do ta ndërprisnin operacionin ushtarak tani, “[Iranit] do t’i duheshin dhjetë vjet për t’u rindërtuar”.
“Por ne nuk jemi ende gati për t’u larguar, por do të largohemi në të ardhmen e afërt, do të largohemi në të ardhmen pothuajse shumë të afërt” – tha presidenti amerikan, shkruan gazeta “The Guardian”.
Ai përsëri deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë pasur “mbështetje të madhe” nga vendet e Lindjes së Mesme”, por ishin “në thelb pa mbështetje” nga NATO-ja.
Kur u pyet rreth marrëdhënieve të tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer, Trumpi tha se Starmeri “nuk ka qenë mbështetës”.
Sipas tij, kryeministri britanik ishte i gatshëm që të dërgonte dy aeroplanmbajtëse “pasi ne fituam”, kur nuk kishte rrezik për to, sepse lufta tashmë “ishte fituar”.
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin, ndërhyri në këtë çast për të deklaruar se marrëdhënia transatlantike mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara është ende “shumë, shumë e rëndësishme”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër për Starmerin më vonë, Trumpi përsëri tha se i pëlqen kryeministri britanik, por shtoi se marrëdhënia mes dy vendeve të tyre ishte gjithmonë më e mira “para se të arrinte Starmeri”./Nacionale