Trudeau s'përjashton dërgimin e trupave kanadeze në Ukrainë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se Kanadaja “ka qenë një nga vendet me mbështetjn më të madhe daj Ukrainës që nga fillimi”, duke trajnuar “deri në 40,000 trupa ukrainase.”
I pyetur posaçërisht nëse Kanadaja mund të ofrojë trupa për ndonjë forcë paqeruajtëse, ai tha:
“Kanadaja ka shqyrtuar mënyrat më të mira për të ndihmuar dhe, siç kam thënë disa ditë më parë, gjithçka është në tryezë…
Ne nuk do të paraprijmë diskutimet mbi mënyrën se si të ruajmë një paqe që ende nuk është vendosur, por Kanadaja do të jetë aty dhe është e hapur për të bërë atë që është e nevojshme.”
Trudeau gjithashtu shtoi se do të takohet me Mbretin Charles të hënën dhe do të diskutojë çështje me rëndësi.