Tre të vdekur në Spanjë, vazhdojnë temperaturat ekstreme - NACIONALE

Tre të vdekur në Spanjë, vazhdojnë temperaturat ekstreme

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy njerëz vdiqën në provincën Lleida të Katalonjës të martën, pasi u zunë të ngujuar nga një zjarr në natyrë në pjesën verilindore të Spanjës që i ka nxitur autoritetet të urdhërojnë 18 mijë njerëz në atë zonë të qëndrojnë në shtëpi.

“I tmerruar pasi mora vesh për vdekjen e dy njerëzve si rezultat i zjarrit” – tha në rrjete sociale presidenti i Katalonjës, Salvador Illa, raporton gazeta “The Guardian”.

“Bëj thirrje për kujdes të madh dhe të ndiqen të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e shërbimeve emergjente në të gjitha zonat e prekura” – shtoi ai.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shprehu ngushëllime për viktimat, duke shkruar: “Solidariteti im me të gjithë ata që janë prekur dhe vlerësimi im për shërbimet emergjente që po punojnë për ta shuar zjarrin. Në këta muaj të rrezikut më të lartë, le të jemi ekstra të kujdesshëm, ju lutem.”

Zjarrfikësit ia dolën që ta vinin nën kontroll zjarrin të mërkurën në mëngjes.

Dy vdekjet erdhën në ditën e njëjtë kur një djalë i vogël vdiq, mësa duket nga sulmi prej vapës, pasi ishte lënë në një veturë në provincën Tarragona të Katalonjës.

Lajme të ngjashme