Tigri e sulmon trajnuesen e vet në Australi, si është gjendja e saj? - NACIONALE

Tigri e sulmon trajnuesen e vet në Australi, si është gjendja e saj?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një trajnuese tigrash është dërguar në spital me lëndim në krah, pasi u sulmua nga një kafshë e tillë në një park australian.

Shërbimi Ambulantor në Queensland tha se gruaja në të dyzetat ndodhet në gjendje stabile, pasi kishte pësuar prerje dhe gërvishtje, përderisa ishte duke punuar në parkun “Dreamworld” në Gold Coast, raporton televizioni BBC.

“Ky ishte një incident i izoluar dhe i rrallë dhe ne do të kryejmë një rishikim të plotë sipas nevojës” – tha kompania në një deklaratë.

Parku i popullarizuar, që vizitohet nga gati dy milionë njerëz në vit, mban nëntë tigra sumatranë dhe bengalë.

Shërbimi Ambulantor tha se mjekët u thërritën për të shkuar në vendin e ngjarjes në orën 9 e 1 minutë të mëngjesit të së hënës sipas kohës lokale “pas një incidenti me një tigër” dhe se gruaja u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar të Goalf Coast-it, ku ishte duke u mbajtur ende.

“Ajo ishte goxha e zbehtë dhe nuk po ndihej mirë, por në përgjithësi mirë dhe kishte mundësi të transportohej” – tha drejtori në detyrë i Shërbimit Ambulantor në Quennsland, Justin Payne.

Sipas raportimeve të mediave lokale, në këtë park kanë ndodhur një varg incidentesh gjatë viteve. Më 2011, një tigër 9 vjeç kishte kafshuar dy trajnues.

Lajme të ngjashme