Thellohet bilanci i ushtrisë izraelite në Gaza, i vriten dy rreshterë - NACIONALE

Thellohet bilanci i ushtrisë izraelite në Gaza, i vriten dy rreshterë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar për vdekjen e dy ushtarëve të tjerë të vrarë gjatë luftimeve kundër Hamasit në Gaza.

Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, për të cilin raportoi gazeta “The Times of Israel”, ushtarët e vrarë janë:

Rreshter Amit Bonzel, 22 vjeç, nga njësia e zbulimit në Brigadën e Parashutistëve, nga Shohami;

Rreshter Alemnew Emanuel Feleke, 22 vjeç, nga njësia “Duvdevan” e Brigadës së Komandove, nga Kiryat Gati.

Feleke ishte plagosur të martën gjatë luftimeve në jug të Gazës dhe vdiq të mërkurën.

Me dy rastet e reja, numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i ofensivës tokësore në Gaza në fund të tetorit shkoi në 86.

Ushtria izraelite njoftoi, gjithashtu, se tre rezervistë të njësisë së zbulimit të Brigadës së Parashutistëve janë plagosur seriozisht në betejën ku u vra rreshteri Bonzel.

Një ushtar tjetër i Brigadës 551 u plagos seriozisht gjatë një beteje tjetër të mërkurën në Gaza.

Lajme të ngjashme