Tërmet në Afganistan e Pakistan, të paktën 5 viktima - NACIONALE

Tërmet në Afganistan e Pakistan, të paktën 5 viktima

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërmet i madh prej 6.8 ballësh ka goditur të martën Afganistanin duke lënë të vdekur të paktën pesë persona, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Pakistan e Indi.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se thellësia e tërmetit ishte prej 184 kilometrash, ndërsa ishte ndjerë në Kabul dhe në një numër qytetesh pakistaneze, përfshirë Islamabadin dhe Lahoren nga ku është raportuar për të paktën 41 të lënduar.

Ndërkohë, edhe agjencia e lajmeve ANI e Indisë ka raportuar se lëkundjet janë ndjerë edhe në Nju Delhi.

Dëshmitarët kanë përshkruar për Qendrën Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare se kanë ndjerë “dridhje të forta vertikale”.

Lajme të ngjashme