Tërmet i fuqishëm në Japoni, dalin pamje të aeroplanit duke u lëkundur në pistë
Një tërmet i fuqishëm prej 6,9 shkallësh e goditi të hënën rajonin jugor japonez, Kyushu, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Këshilla për kujdes për cunami me valë me lartësi prej maksimalisht një metri u lëshuan për prefekturat jugore, Miyazaki dhe Kochi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Një cunami 20-centimetërsh u regjistrua më vonë të ketë arritur në qytetin Miyazaki, raportoi tranmetuesi publik.
Në rrjetin X është publikuar një video ku një aeroplan që ndodhej në pistën e një aeroporti po lëkundej gjatë tërmetit. Disa pasagjerë e incizuan rastin.
最後の最後で地震😵💫 日向灘で震度5弱らしい pic.twitter.com/QLbw6jpGmW
— Anökumene🐈 (@tkyl0) January 13, 2025