Tërheqja nga gara, Biden: Është në interes të partisë sime dhe të vendit tim
Presidenti Joe Biden ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë rizgjedhjen mes presionit të vazhdueshëm pas një debati katastrofik muajin e kaluar që la shumë në partinë e tij të pyesin nëse ai duhet të vazhdojë të kërkojë rizgjedhjen.
Përmes një njoftimi në X, Biden tha se "është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem".
“Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoja rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, tha Biden. ka shkruar në një letër që ka postuar në llogarinë e tij X.
“Unë do të flas me Kombin më vonë këtë javë në më shumë detaje rreth vendimit tim", shtoi ia.