Temperaturat mbi 40 gradë në Indi, shpërthen zjarr i madh në Delhi
Temperaturat në Delhi pritet të arrijnë në rreth 44 gradë Celsius deri të dielën. Ndërkohë që, një zjarr i madh ka shpërthyer në një deponi të madhe mbeturinash në veri të qytetit.
New Delhi u përfshi nga një valë të nxehti të mërkurën, ndërsa Kryeministri Narendra Modi paralajmëroi për mundësinë e më shumë zjarreve pasi vlera e merkurit u ngjit më herët se zakonisht në të gjithë vendin.
"Ditët e fundit, ne po shohim incidente në rritje të zjarreve në vende të ndryshme - në xhungla, ndërtesa të rëndësishme dhe në spitale," tha Modi.
Shtetet tipike të lagështa indiane lindore janë goditur rëndë, me temperatura mbi 43 Celsius. Ndërsa sipas shkencëtarëve të klimës, vala e të nxehtit është me siguri pasojë e ndryshimeve klimatike.
"Rrallëherë ndodh që pothuajse i gjithë vendi ... po rrotullohet nën [një] valë të nxehti," i tha agjencisë së lajmeve Reuters hidroklimatologia Arpita Mondal në Institutin Indian të Teknologjisë në Bombai.
Nxehtësia mund të përkeqësohet gjithashtu nga ndotja urbane, me karbonin e zi dhe pluhurin që thithin rrezet e diellit dhe ngrohin më tej qytetet.
India është veçanërisht e ndjeshme ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike. Një raport historik i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike paralajmëroi në shkurt se me vetëm 1.5 C ngrohje, temperaturat mund të presin një përsëritje vjetore të valës së të nxehtit të vitit 2015, në të cilën temperaturat arritën në 44 gradë Celsius dhe mijëra njerëz vdiqën.